Dukagjini dhe Llapi përballen në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.
Në këtë sfidë takohen dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërt, me vendasit që kërkojnë t’i shmangen rënies dhe mysafirët që luftojnë për titullin.
Dukagjini ka katër humbje radhazi dhe ndaj Llapit kërkon këndelljen për tu rikthyer te rezultatet pozitive.
Në anën tjetër Llapi në katër sfidat e fundit ka arkëtuar 10 pikë dhe kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Tanimë dy trajnerët, Ismet Munishi dhe Tahir Batatina kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel që fillon nga ora 13:00.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Pllana, Basri, Syla, Sinani, Elezaj, Xhemajli, Pefqeli, Emini, Hugo, Mërlaku.
Llapi: Laroshi, Emini, Namani, Rama, Blakcorri, Ahmeti, Musolli, Baftiu, Gashijan, Veliu, Januzi
Ballkani dhe Suhareka do të përballen në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.
Është hera e parë që dy skuadrat e qytetit të Suharekës përballen në histori të tyre në elitën e futbollit kosovar, pasi vitin e kaluar ishin takuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ballkani synon të rikthehet te fitoret pas barazimit te Llapi në udhëtim 0-0, derisa Suhareka kërkon këndelljen pas dy disfatave të njëpasnjëshme.
Vendasit kërkojnë tre pikët ndaj rivalit lokal, në anën tjetër Suhareka me trajnerin e ri Qëndrim Kida synon ta nisë mbarë.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Koliçi, Smajli, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emërllahu, Ismajlgeci, Giovanni, Tolaj, Kryeziu, Adetunji.
Suhareka: Ozdogan, Hasanaj, Turkaj, Kodra, Stijepovic, Susuri, Boshnjaku, Krasniqi, Rexhaj, Zeka, Berisha.