Vuçiq kërkon nga O’Brien angazhim të SHBA-së për “sfidat e popullit serb” në Kosovë

Vuçiq kërkon nga O’Brien angazhim të SHBA-së për “sfidat e popullit serb” në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me ndihmëssekretar amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, me të cilin tha se bisedoi për situatën aktuale në Kosovë.

Vuçiq tha se para O’Brien shprehu “shqetësim të thellë” për “sfidat me të cilat ballafaqohet populli serb çdo ditë”.

“Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi mbështetja më e fortë dhe pjesëmarrja aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram.

“Shpreha gatishmërinë që bashkërisht të kërkojmë zgjidhje për stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm dhe të përhershëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe shpresoj se dinamika e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal do të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”, shtoi tutje presidenti serb. /Gazeta Enigma

Related Articles