Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të dhënë nga SPAK, raporton Gazeta “Enigma”.
Tv Klan ka publikuar pamje nga arrestimi i ish-presidentit, në momentin kur ai ndalohet nga forcat e policisë.
Meta në fillim nuk pranoi të merrej nga forcat policore, duke i bërë rezistencë, me këta të fundit që u detyruan ta merrnin me forcë në makinë.
Ish-presidenti shqiptar akuzohet për tre raste korrupsioni dhe mosdeklarim të pasurisë. Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.