Estonezi Riho Terras, anëtar i Partisë Popullore Evropiane, pritet të jetë raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, sipas njoftimeve nga “European Western Balkans”.
Ndërkohë, kroati Tonio Picula do të mbajë pozitat e raportuesit për Serbinë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, komentoi këto nominime, duke shprehur se nuk ka nxitim për të ofruar opinione, por do të bashkëpunojë me Terras. “E kuptuam shumë mirë mesazhin e Parlamentit Evropian,” deklaroi ai, transmeton Gazeta Enigma.
Ai gjithashtu theksoi se nuk e ka problem me origjinën kroate të Picula, por me pikëpamjet e tij. Duke folur për emërimet e estonezëve në pozita të larta brenda BE-së, Vuçiq shprehu habi, duke thënë: “Kaja Kallas është shefe e Sigurisë dhe e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, dhe tani kemi dy estonezë në pozita të rëndësishme.” Ai përfundoi me një vërejtje se emërimi i një estonezi si raportues për Kosovën është “shumë e çuditshme.”