Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në panairin Agri-Rinew 2024 në Prishtinë, ku u bashkua me ministrin Faton Peci.
“Bujqësia dhe energjia e ripërtëritshme janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Jam i lumtur për skemën e granteve Gjermani-Kosovë, e cila synon të nxisë inovacionin dhe rritjen rurale. Së bashku për një të ardhme të qëndrueshme,” shkroi Rohde në platformën X, përcjell Gazeta Enigma.