Osmani: Pas luftës, populli amerikan ishte dora që na u zgjat kur plagët ishin të freskëta

Osmani: Pas luftës, populli amerikan ishte dora që na u zgjat kur plagët ishin të freskëta

Në përkujtim të 25-vjetorit të themelimit të USAID-it në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për vendin.

E para e vendit përkujtoi periudhën pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, duke theksuar se dora që iu zgjat popullit të Kosovës ishte ajo amerikane, shkruan Gazeta Enigma.

“Njëzet e pesë vjet më parë, pas luftës gjenocidale, kur plagët ishin akoma të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit – dora e popullit amerikan. Sot, trashëgimia e këtij partneriteti është e pranishme në çdo cep të vendit tonë,” u shpreh Osmani, duke publikuar një video në nder të këtij përvjetori.

Postimi i plotë:

Related Articles