Një individ është arrestuar në Bërnjak pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.
Sipas informacionit nga policia, pas hapjes së rastit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, shkruan Gazeta Enigma.
Rasti po hetohet nga SPK në Bërnjak.
“SPK Bërnjak / 23.10.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./GazetaEnigma/