Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritjen e pagave dhe kompensimin për rrezikshmërinë

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritjen e pagave dhe kompensimin për rrezikshmërinë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës protestoi sot me kërkesën për rritjen e pagave.

Ata gjithashtu kërkuan pagesën e rrezikshmërisë për punonjësit që operojnë në kushte të vështira dhe kompensimin e fundjavave për punëtorët me ndërrime, njofton Gazeta Enigma.

“Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën,” ishte një nga mesazhet e protestuesve.

“Menaxhment, respekto ligjin e punës, paguj vikendet për punëtorët me ndërrime,” theksuan ata, duke mbajtur pankarta me shkrime të tilla si “Mjaft me rrejt.”/GazetaEnigma/

Related Articles