Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur dënimin me burg të policit serb Zoran Vukotiq për krime lufte në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.
Në reagimin e saj, presidentja Osmani dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë.
“Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra raste të tjera të grave kosovare”, ka shkruar Osmani në Twitter. Ndryshe, ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore.