Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e saj gjatë këtij mandati, gjatë një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
Ajo vuri në dukje se premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje për të “arrestuar hajnat” janë kthyer në një realitet të hidhur për aktivistët e saj, shkruan GazetaEnigma.
“Parullat në fushatën zgjedhore, që flisnin për të bërë Dubravën 12 kat për hajnat, ishin thjesht një retorikë populiste. Albin Kurti nuk kishte në plan të ndëshkonte hajdutët e tij, por shantazhonte oponentët politikë,” tha Musliu, duke theksuar se realiteti i sotëm e vërteton këtë.
Ajo gjithashtu përmendi rastet e aktivistëve që kanë zaptuar pozita të larta në institucionet shtetërore në mënyrë të paligjshme, duke thënë se kjo tregon një tendencë për të shantazhuar kundërshtarët politikë.
Paralajmërimet lidhur me materialet e sekuestruara në vilën e Radoiçiqit janë shqetësuese. Duhet të jemi të qartë se fshehja e këtyre materialeve mund të nënkuptojë mbulim të një grupi shantazhuesish dhe kriminelësh, dhe aspak një qeveri që i shërben qytetarëve,” përfundoi Musliu./GazetaEnigma/