Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ishte pjesëmarrës në tubimin e madh të kësaj partie në Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se bashkë më kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, ata do të jenë në çdo cep të Kosovës.
“Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur. Koha është për liderë dhe parti të dëshmuara. Koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën. PDK është gati! Faleminderit Mitrovicë për pritjen!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.