Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian, është në Sarajevë për t’u takuar me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.
Gjatë vizitës dyditore, ajo vizitoi Donja Jabllanicën, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet e fundit, shkruan Gazeta Enigma.
Leyen konfirmoi mbështetjen e BE-së për riparimin e dëmeve nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që goditën kantonet e Bosnjës dhe Hercegovinës Qendrore-Neretva më 3-4 tetor.
jo theksoi se Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së u aktivizua menjëherë dhe u shpreh se “Evropa është me ju”.
Vizita e saj është pjesë e një turneu katër-ditor në Ballkanin Perëndimor, ku ka vizituar tashmë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa nesër do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi./GazetaEnigma/