Osmani flet me Orav rreth rëndësisë së vizitës të Von der Leyen në Kosovë

Osmani flet me Orav rreth rëndësisë së vizitës të Von der Leyen në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në prag të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Osmani dhe Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite.

Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së.

Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës.

Related Articles