Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen sulme kundër objektivave ushtarake në Iran herët në mëngjes të së shtunës.
Ushtria izraelite më pas tha se i ka dhënë fund hakmarrjes ndaj Iranit rreth tre orë pasi ky lajm u shfaq për herë të parë. IDF gjithashtu e paralajmëroi Iranin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm, raporton DW.
IDF tha se sulmet ishin në përgjigje të “sulmeve të vazhdueshme për disa muaj nga Irani”. Izraeli ishte zotuar prej kohësh se do t’i përgjigjej sulmit raketor të Iranit në territorin e tij më 1 tetor.
Sulmi iranian pasoi vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në fund të shtatorit në Liban.
Po ashtu pasoi edhe vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra nga një shpërthim në Teheran në korrik, për të cilin zyrtarët iranianë fajësuan Izraelin.