Avokati i kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Dukagjin Kerveshi, ka njoftuar se kryetari beson se arsyeja e sulmit ndaj tij sot lidhet me punën e tij zyrtare. Sipas Kerveshit, gjendja e Muhaxherit është stabile.
Ai shpjegoi se rreth orës 8:40, në “Qendrën Zejrare” në Pejë, pas një kafeje me një anëtar të familjes, kryetari u sulmua papritur nga dy persona të panjohur, shkruan Gazeta Enigma.
Muhaxheri ka dhënë një deklaratë në polici dhe është i bindur se sulmi ka të bëjë me aktivitetet e tij zyrtare.
Avokati shprehu besimin në efikasitetin e organeve të drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe kërkoi që sulmuesit të ndëshkohen penalisht për veprimin e tyre./GazetaEnigma/