Abdixhiku: Muhaxheri më i fortë pas sulmit, autoritetet të veprojnë

Abdixhiku: Muhaxheri më i fortë pas sulmit, autoritetet të veprojnë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarët e kryesisë i shkuan për vizitë kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, pasi ky i fundit u sulmua fizikisht sot në  mëngjes, shkruan Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehet se Muhaxherin e gjetën dhe më të fortë dhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës.

“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme. I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji!”, ka shkruar Abdixhiku.

Related Articles