Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mori pjesë në organizimin e Forumit Rinor në Gjilan.
Kreu i LDK-së tha se energjia rinore është “burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do bëhet”.
“Rinia meriton perspektivë, mundësi, meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shtetin që do e bëjnë ata. Këtë do t’ua ofrojmë! Lidhja jonë është e fuqishme dhe është e pandalshme. Koha jonë ka ardhur, e me të dhe vet ndryshimi”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.
“E ardhmja nuk pritet! Ajo bëhet. Dhe bëhet duke ndryshuar të tashmen me rininë e shkëlqyeshme që ka Kosova!”, u shpreh tutje ai. /Gazeta Enigma