Në 24 orët e fundit, në Kosovë, një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
22 aksidente u raportuan të kenë qenë me të lënduar.
Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 24 aksidente të tjera me dëme materiale.
Ndërkaq policia shqiptoi 1 mijë e 703 gjoba.
Aksidenti me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malishevës.
Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. /Gazeta Enigma