Grupi i armatosur libanez Hezbollah shpalli të martën emërimin e Naim Qassem si zëvendëskryetar, pas vrasjes së Sekretarit të Përgjithshëm Hassan Nasrallah në një sulm ajror izraelit më shumë se një muaj më parë në periferi të Bejrutit.
Në një deklaratë të publikuar, Hezbollah njoftoi se Këshilli i tij “Shura” kishte zgjedhur Qassemin, 71 vjeç, sipas procedurave të përcaktuara për zgjedhjen e një lideri të ri, transmeton Gazeta Enigma.
Qassem, i cili është emëruar zëvendës shef i Hezbollahut që nga viti 1991, ka shërbyer nën liderin e mëparshëm Abbas al-Musawi, i cili u vra nga një sulm me helikopter izraelit një vit pas emërimit të tij./GAZETAENIGMA/