Abdixhiku i reagon Kurtit: Koeficientin e pagave do e bëj 150 euro

Abdixhiku i reagon Kurtit: Koeficientin e pagave do e bëj 150 euro

Kryetari i LDK-së dhe njëherit kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur premtimin e tij se do e bëj koeficientin në vlerë 150 euro.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro!”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

Ky reagim nga Abdixhiku vjen pasi sot kryeministri Albin Kurti njoftoi se do të rritet paga për sektorin publik – 55 euro më shumë nga janari e 110 euro më shumë nga korriku.

“Ndryshimi po vjen!”, shtoi Abdixhiku. /Gazeta Enigma

Related Articles