Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar të gjthë ata të cilët iu bashkuan protestës së sotme opozitare në Shqipëri.
“Falënderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. ”, shkroi ai në Facebook.
Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!”, theksoi tutje ish-presidenti shqiptar.
Protesta e opozitës u shtri sot në akset qendrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë qarkullimin e mjeteve.
Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale. /Gazeta Enigma