Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dënimit me 10 vjet burg të policit serb Zoran Vukotiq për shkak dhunë seksuale ndaj një gruaje shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dënimi i sotëm duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë para drejtësisë secilin kriminel që sot mbetet i lirë, në mënyrë që të bëhet e qartë se një ditë dora e drejtësisë së Republikës së Kosovës do t’i gjejë.
“Krimet e luftës as nuk vjetërsohen e as nuk harrohen. Drejtësia e vonuar – edhe pas 23 vjetësh – është megjithatë drejtësi”.
“Zoran Vukotiq është i dënuari i parë në Kosovë për dhunim seksual të një gruaje shqiptare. 10 vjet burg nuk zhbëjnë vuajtjet sistematike të grave e burrave shqiptarë; porse mbesin shenjë e obligimit tonë shoqëror e historik për dëshmim të krimit si krim”.
“Dënimi i sotëm duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë para drejtësisë secilin kriminel që sot mbetet i lirë; e këtyre të fundit për t’u bërë të qartë që një ditë – megjithatë – dora e drejtësisë së Republikës së Kosovës do t’i gjejë”, tha Abdixhiku