Ministri Maqedonci takon homologun e tij nga Katari

Ministri Maqedonci takon homologun e tij nga Katari

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammad Al Attiyah.

Gjatë këtij takimi, Maqedonci falënderoi Al Attiyah për mbështetje dhe angazhim në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan Gazeta Enigma.

Ministri informoi homologun e tij për situatën e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Në takim, ata diskutuan për krijimin e mundësive të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke u dakorduar për trajnime ushtarake dhe investime të përbashkëta. Al Attiyah ofroi gjithashtu 6 kuota për edukimin e kadetëve të Kosovës në akademitë ushtarake të Katarit./GazetaEnigma/

Related Articles