Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mesditën e së mërkurës në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llozicë.
Këtë për Gazetën Engima e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Në ora 13:42, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në rr. Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë. Patrulla policore nga Stacioni policor i Malishevës menjëherë kanë dal ne lokacionin e raportuar dhe kanë njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete”, tha Hoxha.
Janë njoftuar njësitë tjera relevante dhe lidhur me këtë rast po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti tragjik. /Gazeta Enigma