Shpesh mund të jeni tunduar dhe keni hedhur sfungjerin e grimit shpejt pasi nuk keni ditur një mënyrë adekuate për pastrimin e tij.
Edhe pse thuhet se sfungjeri mund të zgjas tre muaj, mund të jeni dëshpëruar nga mos mundësia për pastrim. Kështu që, duhet të mësoni një mënyrë të mirë për të pastruar një sfungjer grimi në formën më të lehtë ndonjëherë.
Sipas blogeres së bukurisë Arshia Moorjani , gjithçka që ju nevojitet për të pastruar siç duhet sfungjerin e grimit është një tas i vogël, pak shampo pjatash, dhe vaj ulliri. Po – kaq!
Shampo i pjatave pastron thellë sfungjerin dhe vret çdo bakter që mbetet në të, ndërsa vaji i ullirit ndihmon në heqjen e grimit.
Ja se si ta bëni atë:
- Hidhni pak shampo dhe vaj ulliri në një tas të vogël.
- Përdorni gishtin tuaj për të përzier vajin dhe shampon së bashku.
- Zhyteni sfungjerin tuaj në përzierje dhe shtrydhni sfungjerin disa herë për tu siguruar që përzierja të depërtojë në sfungjer.
- Shpëlajeni me ujë të ngrohtë derisa të dalë i gjithë grimi. Nëse është akoma i njollosur, përsëritni hapat edhe një herë tjetër.
- Lëreni të thahet në një hapësirë të pastër dhe të hapur për të siguruar që lagështia të mos mbetet në sfungjer.
Shikoni edhe udhëzimet me video për më tepër: