Tre persona vriten në Shkodër

Tre persona vriten në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës.

Tre persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve, ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e njohur si “5 heronjtë e Vigut”, ka qenë një atentat që ka pasur në shënjestër anëtarë të familjes Lici.

Euroneës Albania raporton se ende nuk mund të flitet për identitetin e viktimave, trupat e të cilëve tashmë janë larguar nga vendngjarja, por sipas informacioneve jozyrtare, një prej tyre ka qenë anëtar i fisit Lici.

Related Articles