Haziri kritikon vonesat në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Haziri kritikon vonesat në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përdorur një metaforë për të kritikuar pushtetin aktual lidhur me vonesat në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

“Bedati i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon,” ka shkruar Haziri, duke sugjeruar se projekti është duke u penguar qëllimisht, shkruan Gazeta Enigma.

Ai shtoi se autostrada shpesh etiketohet si “projekti i Lutës,” çka sipas tij është arsyeja pse po prolongohet.

Postimi:

Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon

Qenkan deklaruar edhe sot, përkundër që po përtojnë të flasin për Autostradën e Gjilanit se ‘kjo është problem’. Do t’ju thoja sërish se nuk është Autostrada e Gjilanit problem, por qeveria ka problem ta jetësojë sepse po iu referohen si “projekt i Lutës…”, sikur që i prolonguan edhe tri projekteve tjera e i filluan më 1 tetor.

‘Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon. Veç vazhdoni të përtoni me gjetë arsyetime. Një punë që e kemi nis do të përfundohet, por jo me ju. Kosova e Gjilani meritojnë shumë më shumë dhe shumë më mirë!/GazetaEnigma/

Related Articles