Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas ngjarjes së fundit ku gazetarit, Vehbi Kajtazi, iu gjet një paisje përgjimi në veturë.
Rukiqi ka thënë në reagimin e tij se ‘çdo përfshirje institucionale, në shantazh e presion ndaj mediave dhe gazetarëve është skandal dhe cenim i lirisë për të gjithë’
“Për sigurinë juridike të qytetarëve, ky rast duhet të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur” shkruan Rukiqi.
Ai tutje me ironi shprehet se duhet një GPS për Qeverinë që të gjej rrugën.
Reagimi:
Një GPS për Qeverinë. Ndoshta e gjen rrugën.
Përndryshe, çdo përfshirje institucionale, në shantazh e presion ndaj mediave dhe gazetarëve është skandal dhe cenim i lirisë për të gjithë. Sot Vehbiu, e nesër mund të jemi, secili nga ne.
Për sigurinë juridike të qytetarëve, ky rast duhet të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur./GazetaEnigma/