Një person ka humbur jetën nga një vetaksident trafiku në rrugën Kllokot – Viti rreth orës 01:15, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetë “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrgor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humbe kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe rrotulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërronë jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, tha Hashani.
Tutje ai ka njoftuar se “dejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa vozitësi do të dërgohet ne mbajtje”. /Gazeta Enigma/