Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, në adresimin e tij të fundit për media, bëri të ditur se 13 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një pjese të stacionit hekurudhor në Novi Sad.
Ai tha se dyshohet që nën rrënoja të kenë mbetur edhe dy apo tre persona.
“Kjo shifër sigurisht që nuk do të jetë përfundimtare”, tha Daçiqi për mediat serbe, duke shtuar se kërkimi është në proces për të zhdukurit.
Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, më herët tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.
Ai deklaroi se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.
Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish më 5 korrik.
Kompania “Hekurudha e Serbisë” bëri të ditur se streha që u shemb nuk ka qenë subjekt i rindërtimit.