“Koha që dielli të lindë përsëri”, thotë Grabovci teksa njofton kandidaturën për deputet

“Koha që dielli të lindë përsëri”, thotë Grabovci teksa njofton kandidaturën për deputet

Adem Grabovci ka njoftuar se do të kandidojë përsëri për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë”, shkroi Grabovci në një postim në Facebook.

Tutje, Grabovci shtoi se “koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm”.

“Është koha që Dielli të lind përsëri!”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles