Mëngjesin e së dielës një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Shkodër-Hani i Hotit”, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas raportimit të A2CNN, një 21-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një motoçiklet që drejtohej nga një i mitur.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy 14-vjeçarë, që po lëviznin me motoçiklet.
Ajktualisht dy të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Gazeta Enigma/