Hidhet tym i zi në oborrin e Klan Kosovës, arsyeja ish-burri i Drenusha Latifit

Hidhet tym i zi në oborrin e Klan Kosovës, arsyeja ish-burri i Drenusha Latifit

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova, ishte tronditës për një konkurente.

Bëhet fjalë për modelen, Drenusha Latifi.

Pjesë e shtëpisë më të njohur në vend, mbrëmë është bërë ish-bashkëshorti i modeles, e cila njëherit e akuzon se ka ushtruar dhunë fizike tek ajo.

Gjatë ditës sot në oborrin e Klan Kosovës është hedhur tym i zi, në shenjë proteste për vendimin e  produksionit për futjen e Atilla Kardesh brenda BBVK.

Lajmin e ka bërë të ditur, organizata “Qika”, të cilët postuan një fotografi me mbishkrimin “Nuk mund ta normalizoni dhunën ndaj grave”.

Gjithashtu, mbrëmë teksa programi po jepej në televizon edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ndërmarrë një aksion, derisa shiheshin disa gra duke shënuar mbi muret e jashtme të shtëpisë “Bojkotone Klanin”, “Klani dhunon gratë”. /Gazeta Engima

LEXO EDHE: Ish-burri i Drenusha Latifit në BBVK, bëhet thirrje të bojkotohet mediumi

FOTO:

Related Articles