Patentën e shoferit hiç pa shkuar në test, dy të arrestuar në Ferizaj për marrje ryshfeti

Patentën e shoferit hiç pa shkuar në test, dy të arrestuar në Ferizaj për marrje ryshfeti

Një pronar dhe një përgjegjës i një autoshkolle me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, janë arrestuar, pasi dyshohet se me qëllim të përfitimit kishin pranuar ryshfet nga kandidatë të ndryshëm për t’ua mundësuar atyre marrjen e patentë-shoferëve të kategorisë B dhe C pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore.

Të njëjtit po ashtu nuk iu kanë nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike.

Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe prova materiale si:

– Dy telefona mobilë;

– Pesë libra – regjistratorë;

– Shtatë fletore, regjistrimi; fletore interne dhe xhepi;

– 64 dosje origjinale të kandidatëve;

– 21 Certifikata mjekësore-të shoferëve profesional-për punë.

“Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare.Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin përgjegjës të rastit në PTHF, ku pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles