7-vjeçari Orik Jashari është transferuar tek Akademia e klubit të Barcelonës në Spanjë.
Oriku në Kosovë njihet si “Messi i vogël kosovar”, ani se ai thotë se dëshiron të bëhet një futbollist i madh, “si Ronaldo” dhe se dëshiron të luajë për Real Madridin.
Ai në Ferizaj u stërvit nga trajneri Faton Shehu, në shkollën e futbollit “Dinamo”.
Drejtoria e Kulturës në Ferizaj e kishte cilësuar atë si lojtarin më të mirë të ri për vitin 2023.
Ndiqni videon më poshtë për të parë performancën e Orikut. /Gazeta Enigma