Ky dyshohet të jetë 37-vjeçari që u gjet i vrarë sot në Gjilan

Ky dyshohet të jetë 37-vjeçari që u gjet i vrarë sot në Gjilan

Një 37-vjeçar është gjetur i vrarë sot gjatë mesditës, në skaj të rrugës “Mërgimtarët e Gjilanit”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Gazetën Enigma se  nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se identiteti i viktimës është me emrin Sokol Osmani, i lindur në vitin 1987.

Viktima fillimisht u pa i shtrirë nga kalimtarët e rastit, të cilët më pas lajmëruan policinë.

“Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima  është pa shenja jete”, tregoi Hashani.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Gazeta Enigma

Related Articles