Një dëgjues i Radios Dukagjini ka treguar për një ndodhi të pazakontë.
Ai ka treguar se teksa po vozitnin për në mërgim bashkë me gruan e tij dhe fëmijët, njërin nga ta “e harruan” në një pompë derivatesh në Kroaci.
“Unë e kam harru djalin në pompë të benzinit në Kroaci, edhe kam dalë në Slloveni. Djali i ka pas 17 vjet, unë jam ndalë për naftë, i kam pyetur fëmijët se a duan të dalin, thanë jo, ndërkohë që me gruan ecëm pak përreth pompës, ndërkohë që ai kishte dalë për të shkuar në tualet. Ne më pas u nisëm pa e vërejtur se si mungon, pasi gjatë udhës ishte futur pothuajse në bagazh. Madje kontrollës në kufi ia dhamë pesë pasaporta, ndërkohë që katër persona ishim në veturë”, tregoi ai.
E mungesën e tij e vërejtën pasi i kaluan 80 kilometra.
“Kur u kthyem, djali po priste me duar në xhepa. Tha se e dinte se do të ktheheshim dikur”, tregoi babai. /Gazeta Enigma