Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar të premten se ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në samitin e Komunitetit Politik Evropian, raporton Gazeta Enigma.
Osmani dhe Michel kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfshirë edhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.
“ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka shkruar Osmani.
E para e presidencës është shprehur falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës. / Gazeta Enigma.