Kusari – Lila diagnostikohet me kancer të gjirit

Kusari – Lila diagnostikohet me kancer të gjirit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Ajo ka zbuluar se diagnoza ka ardhur pas një kontrolli rutinor që ka bërë si çdo vit, tri javë më parë, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas saj, pas rekomandimeve të mjekëve të Klinikës Universitare, ka vendosur të kryejë një operacion dhe ka filluar trajtimin.

Kusari Lila ka theksuar rëndësinë e detektimit të hershëm, duke pohuar se “detektimi i hershëm shpëton jetë” dhe se vonesat në diagnostikim mund të sjellin pasoja më të rënda. Fatmirësisht, ajo ka zbuluar sëmundjen në një fazë të hershme, gjë që e ka bërë trajtimin më të lehtë.

Në përfundim, Kusari Lila ka falënderuar mjekët dhe ka shprehur besimin se do të kalojë me sukses këtë periudhë të vështirë.

Postimi:

Related Articles