Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum

Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarë të Korit Siparantum.

Gjatë këtij takimi, mysafirët e njoftuan Konjufcën me punën dhe sukseset e këtij kori, pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale, brenda Kosovës dhe ndërkombëtarisht, bëhet e ditur në kumtesën për media.

Më tej theksohet se i pari i Kuvendit i falënderoi për vizitën, e po ashtu i përgëzoi për prurjet e tyre në lëminë e muzikës korale, si dhe theksoi rëndësinë që kanë veprimtari të tilla në zhvillimin dhe promovimin e aspektit kulturor e artistik të vendit tonë.

Related Articles