Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike aktuale në vend.
Takimi ka përfshirë një shkëmbim mendimesh mbi situatën politike dhe çështjet e tjera të rëndësishme për Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për Kosovën.
“Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset, duke qenë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe stabilitetin në vend përmes kontributit të saj në kuadër të KFOR-it”.
“Mes Kosovës dhe Italisë është ndërtuar një partneritet i fortë, të cilin duhet ta thellojmë më tej drejt qëllimit tonë për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional”, ka thënë Haradinaj./GazetaEnigma/