Nga “Trainkos” thonë se po ballafaqohen vazhdimisht me sulme me gurë

Nga “Trainkos” thonë se po ballafaqohen vazhdimisht me sulme me gurë

Treni i linjës Prishtinë-Pejë, më 3 nëntor është sulmuar me gurë nga disa persona të panjohur.

“Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe gjatë muajit tetor.

Ndërsa më 15 shtator ishin hedhur gurë janë mbi trasenë hekurudhore në linjën Prishtinë-Pejë, në dalje të stacionit Cerrovikë.

Zëdhënësi i ndërmarrjen hekurudhore, Trainkos Sh.A, Behxhet Haziri ka thënë se këto incidente kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin, sigurinë e udhëtarëve dhe integritetin e shërbimeve të “Trainkos Sh.A”.

“Ndërmarrja publike Trainkos Sh.A. po ballafaqohet vazhdimisht me aktivitete të rrezikshme që kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin, sigurinë e udhëtarëve dhe integritetin e shërbimeve tona. Incidenti i fundit eshte prap më 03.11.2024 në segmentin hekurudhor Prishtinë-Pejë, ku një grup të rinjsh gjuajtën me gurë trenin 761. Ky akt i dhunshëm është një dëshmi e qartë se ne, si ndërmarrje dhe si qytetarë që përdorim këtë transport, jemi në rrezik”, ka thënë Haziri në një prononcim për portalin rtv21.tv.

Ai tutje ka thënë se edhe pse ka pasur sulme nuk ka ndonjë pasagjer të lënduar.

Për këto incidente të njëpasnjëshme, organit e rendit janë të njoftuara dhe po merren me këtë çështje.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Related Articles