Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi takim edhe me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo, në Budapest.
Mes dyshes u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit.
“Në Budapest, zhvillova një takim produktiv me Kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit tonë. Përkushtimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, ka shkruar e para e vendit në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma