Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot po qëndron në Mynih të Gjermanisë.
Atje ai fillimisht u takua me studentë shqiptarë, e më pas edhe me bashkatdhetarë.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se gjatë dy takimeve porositë ishin të njëjta: “Kosova mundet ma mirë”.
“Pritja e dytë e jashtëzakonshme brenda ditës në Munich. Pas takimit me studentët shqiptarë, tani takova bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Edhe pse takimi ishte tjetër, entuziazmi, besimi dhe porosia ishin të njëjta: Kosova mundet ma mirë! Ju falënderoj përzemërisht për përkrahjen e madhe, DIASPORË!”, ka shkruar Hamza.