Mbi 20 të vrarë nga sulmi izraelit në Liban

Mbi 20 të vrarë nga sulmi izraelit në Liban

Sulmi i Izraelit në Almat, në provincën malore të Libanit, la të vdekur të paktën 23 persona, përfshirë këtu shtatë fëmijë të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur.

Kështu kanë njoftuar nga ministria e Shëndetëisë e vendit, duke shtuar se numri i të vdekurve është rritur.

Tre persona u vranë gjithashtu dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në Mashghara në pjesën perëndimore të Luginës Bekaa të Libanit vonë të shtunën, ndërsa një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm në Sahmar, gjithashtu në Bekaa perëndimore, që ndodhi po të njëjtën natë, ka shtuar ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters, transmeton Gazeta Engima.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar sulmin, teksa vazhdimisht thotë se po synon militantët e Hezbollahut në Liban. /Gazeta Enigma

Related Articles