Gjatë së dielës një video ku një trajneri kosovar godet me shuplakë një vajzë 8-vjeçe pasi ajo pësoi disfatë gjatë një gare, ka bërë bujë të madhe në opinionin publik.
Pak më vonë mësohet se trajneri ishte babai i 8-vjeqares.
Bëhet fjalë për Valmir Fetiun i cili po merrte pjesë në Kampionatin Evropian të Taekëondo-së, bashkë me vajzën e tij.
Për këtë ngjarje ai ka folur sonte gjatë një interviste.
Fetiu tha se goditja ka ndodhur në momentin që vajza ishte e çorientuar dhe e zemëruar nga humbja ndaj garueses serbe, ndaj qëllimi i tij ishte ta qetësonte.
Tutje ai shprehet se më shumë se ai nuk e do askush Valinën e cila është nënkampione.
“Ajo është vajza ime dhe më shumë se unë, nuk e do askush. Në momentin që vajza ishte e ç’orientuar dhe e zemëruar se humbi nga garuesja serbe, u shtri në tokë duke mos mundur me pranuar humbjen. Unë thjeshtë doja ta qetësoja dhe t’ia bëja me dije se përkundër humbjes, është nën-kampione dhe do të ketë raste tjera”, tha Fetiu. /Gazeta Enigma