Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, bëri një gafë gjatë fjalimin e tij gjatë seancë për buxhetin, duke “i dhuruar” Vetëvendosjes katër mandate, shkruan Gazeta Enigma.
“Sot, ndoshta seanca e fundit për këtë vit po e diskutojmë dokumentin e qeverisë të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij. Në fjalën e tij hyrëse filloi e po lavdohej se si ky është buxheti i tij i katërt në “MANDATIN E KATËRT”, por për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti i tij më i dështuar”, ishte fjala e shefit të deputetëve të AAK-së.
Aty plasi e qeshura në sallë nga deputetët e VV-së, dhe ndërhyri kryeparlamentar Glauk Konjufca.
“Mos na e ndjell kështu Besnik se s’di a mundemi katër”, u shpreh Konjufca.
E pas kësaj reagoi Tahiri.
“A u kënaqët? A u gëzuar? Të fundit e keni”, u kundërpërgjigj Tahiri.