Para disa ditësh, gazetari Vehbi Kajtazi, njoftoi se iu vendos një gjurmues (GPS), në veturën e tij.
Lidhur më këtë, ai ka dhënë detaje sot gjatë ditës.
Kajtazi tha se Forenzika e Policisë së Kosovës, ka dërguar raport në Prokurorinë e Shtetit.
Sipas tij, Forenzika s’ka mundur ta hapë pajisjen në fjalë.
“Ata sugjerojnë që pajisja të dërgohet jashtë vendit”, tha Kajtazi.
“Pres që Prokuroria ta kryej punën e saj në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Nuk do të dorëzohem derisa të zbulohet se kush më ka përgjuar dhe persekutuar tash e sa kohë”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma