“Lutemi për shërimin e tyre”, Aliu reagon pas therjes së katër personave në Ferizaj

“Lutemi për shërimin e tyre”, Aliu reagon pas therjes së katër personave në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas lajmit për therjen e katër personave në qytetin e tij, raporton Gazeta “Enigma”.

Aliu përmes një postimi në proflin e tij në Facebook ka shkruar se është i tronditur me lajmin për therjen e katër qytetarëve sot në Ferizaj.

“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore”, ka shkuar ai.

Tutje Aliu ka theksuar se “kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj”.

“Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve. Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, ka shkuar Aliu./Gazeta Enigma/

Related Articles