Puthja e parë e shkëmbyer mes Gjestit dhe Xhenetës ka ngjallur debat mes banorëve të tjerë në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Komentet e tyre ishin nga më të ndryshmet ku nuk u kursyen fare duke thënë se kjo puthje ndodhi si pasojë e pijës e nuk ishte e ndjerë fare.
“Nuk e ndjenë, u puthën nga pija, është puthje fake, shyqyr që s’i kam pa se kisha vjellë, Gjesti dëshiron të fitojë territor”, ishin vetëm disa nga komentet që bënë banorët për puthjen e Gjestit dhe Xhenetës.